Ka qenë një debat aspak i qetë ai i kryeministrit Edi Rama me gazetarët në studion e emisionit Opinion.

Kreu i qeverisë është përplasur me gazetarët e ftuar në studio Klodiana Lala, Artan Hoxha, Robert Rakipllari dhe Ervis Iljazaj. Kryeministri duket se e ka pasur të qëllimshme harxhimin e kohës me gazetarët në studio dhe jo me thelbin e temave që diskutoheshin.

Fillimisht Rama u kap me Rakipllarin, që drejton gazetën Panorama duke dhënë leksione gazetarie për çështjen e makinës “së blinduar” të të vëllait.

Më pas injoroi gazetarin Iljazaj për të cilin tha se nuk e njihte fare dhe u përplas ashpër me gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala.

Kur kishte kaluar 1 orë nga emisioni dhe Rama nuk po jepte asnjë përgjigje, moderatori Blendi Fevziu u detyrua të fuste reklamat.

Lexo po ashtu:  Fan Noli: Ja pse u hoqa nga poliika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *