Ka qenë një debat aspak i qetë ai i kryeministrit Edi Rama me gazetarët në studion e emisionit Opinion.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kreu i qeverisë është përplasur me gazetarët e ftuar në studio Klodiana Lala, Artan Hoxha, Robert Rakipllari dhe Ervis Iljazaj. Kryeministri duket se e ka pasur të qëllimshme harxhimin e kohës me gazetarët në studio dhe jo me thelbin e temave që diskutoheshin.
Fillimisht Rama u kap me Rakipllarin, që drejton gazetën Panorama duke dhënë leksione gazetarie për çështjen e makinës “së blinduar” të të vëllait.

Më pas injoroi gazetarin Iljazaj për të cilin tha se nuk e njihte fare dhe u përplas ashpër me gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala.
Kur kishte kaluar 1 orë nga emisioni dhe Rama nuk po jepte asnjë përgjigje, moderatori Blendi Fevziu u detyrua të fuste reklamat.




