Urinimi me gjak është një simptomë që duhet të merret shumë seriozisht.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Të kesh gjak në urinë është një nga simptomat më të rëndësishme në urologji, prandaj duhet të gjenden patjetër shkaqet që e kanë sjellë atë.
Pacientët duhet t’i njoftojnë mjekët e tyre nëse e hasin këtë gjë në urinën e tyre, edhe sikur të ketë ndodhur vetëm njëherë.

Ndoshta meshkujt e kanë më të lehtë ta vërejnë gjatë urinimit në tualet apo ulëse ndërsa femrat derisa shikojnë letrën higjienike kur e pastrojnë pjesën e mbetur të urinës.
Specialistët e shëndetit janë duke e nxitur publikun të kontrollojnë nëse urina e tyre ka gjak, me qëllim shmangjen e kancerit të veshkave dhe të fshikëzës.
Përndryshe, ngjyra e urinës është ose duhet të jetë e verdhë e zbehtë. Kjo është për shkak se përmban një kompozim që quhet bilirubinë, i cili krijohet përmes shpërbërjes së hemoglobinës.
Por urina e ndryshon ngjyrën për shumë arsye, prej të cilave disa janë të parrezikshme dhe disa alarmuese.




