Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për Europa e Lirë pas tryezës së rrumbullakët “Chatam House”, që është mbajtur në Konferencën e Sigurisë në Munich të Gjermanisë.

Kurti në këtë deklaratë për media ka thënë se Aleksander Vuçiq është “ndier nervoz” pas fjalimit të tij, edhe pse nuk ka dhënë detaje për atë që është folur në këtë takim.

Por, pas asaj që kam thënë, ai ka ndier shumë presion, presion të jashtëzakonshëm. Dhe më pas ka qenë ky reagim nervoz”, ka thënë Kurti kur ka folur për Vuçiqin.

Kryeministri ka folur edhe për tarifën 100 për qind të vënë nga Qeveria Haradinaj një vit më parë.

“Ne do ta heqim tarifën sapo ta zbatojmë reciprocitetin me Serbinë, si një parim të mirë për marrëdhënie konstruktive fqinjësore”, tha kryeministri kosovar.

Kurti ka folur edhe për dialogun dhe kur pritet të rifillojë ai dhe akterët që pritet të involvohen në të.

“Dialogu do të rifillojë. Ne, si qeveri e re kemi legjitimitet të ri, por në anën tjetër, duhet të presim qeverinë e re në Serbi. Ndoshta më pas do të na duhet ta nisim një dialog të ri, duke vënë theksin të parimet e mira dhe te një dialog I përgatitur mirë. Një proces solid, ashtu që palët të mos largohen lehtë”, ka thënë në fund të kësaj interviste Kurti.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti priti në takim gjeneralin Wesley Clark

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *