Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka sugjeruar dje në Konferencën e Sigurisë në Mynih se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bashkohen Bashkimit Evropian në të njëjtën kohë dhe se projekti i Minishengenit duhet të shkrihet në Procesin e Berlinit.

Besoj se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian janë shumë të rëndësishme për njëra-tjetrën. Lufta kundër krimit të organizuar dhe nivelit të lartë të korrupsionit janë me rëndësi kruciale edhe për demokratizimin e vendit por edhe për investimet. Besojmë se Bashkimi Evropian mund të na ndihmojë me përvojën e saj…

Besoj se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bashkohen Bashkimit Evropian në të njëjtën kohë, pasi nuk mendoj se ka ndonjë mundësi tjetër. Nëse një apo dy vende bashkohen para të tjerëve mendoj se do të kishte edhe më shumë probleme. Ne duhet të punojmë dhe të përgatitemi që të gjitha gjashtë vendet të bashkohen në të njëjtën kohë. Dhe kjo ideja e Minishengenit, që nuk është shumë e qartë për mua, pasi nuk kam parë shumë dokumente, besoj se duhet të përfshihet në Procesin e Berlinit, ku të gjitha vendet do të ishin në, tavolinë, ka thënë Kurti.

Lexo po ashtu:  "Fisnikët dhe guximtarët, vëllezërit e mi kosovarë…”

Kjo është ideja gjermane ku bën përshtypje se në komentet e veta Kurti nuk referon ShBA-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *