Real Madridi është duke e përcjellë me vëmendje situatën tek kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City.

Los Blancos janë duke kërkuar me ngulm transferimin e Raheem Sterling në afatin kalimtar të verës.

E dënimi që ka marrë Manchester City me dy vite përjashtim nga Liga e Kampionëve do t’ia bëjë më të lehtë Realit të marrë reprezentuesin anglez.

The Sun ka shkruar se kampioni i shumëfishtë i Spanjës ka bërë gati një ofertë të ‘çmendur’ për të arritur te Sterling.

Mbretërit janë të gatshëm të ofrojnë 180 milionë funte për afrimin e Sterling në Santiago Bernabeu.

Në rast se do të pranohej kjo ofertë nga Reali, atëherë Sterling do të bëhej lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit pas brazilianit Neymar.

Gjithsesi mbetet të shihet si do të veprojë City nëse do ta pranojë këtë ofertë ose jo, pasi dëshira e lojtarit është të luaj në Bernabeu.

Lexo po ashtu:  Hummels i habitur me vendimin e Low: “Është e pakuptueshme”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *