Real Madridi është duke e përcjellë me vëmendje situatën tek kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Los Blancos janë duke kërkuar me ngulm transferimin e Raheem Sterling në afatin kalimtar të verës.
E dënimi që ka marrë Manchester City me dy vite përjashtim nga Liga e Kampionëve do t’ia bëjë më të lehtë Realit të marrë reprezentuesin anglez.

The Sun ka shkruar se kampioni i shumëfishtë i Spanjës ka bërë gati një ofertë të ‘çmendur’ për të arritur te Sterling.

Mbretërit janë të gatshëm të ofrojnë 180 milionë funte për afrimin e Sterling në Santiago Bernabeu.
Në rast se do të pranohej kjo ofertë nga Reali, atëherë Sterling do të bëhej lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit pas brazilianit Neymar.
Gjithsesi mbetet të shihet si do të veprojë City nëse do ta pranojë këtë ofertë ose jo, pasi dëshira e lojtarit është të luaj në Bernabeu.




