“Neymar kthehet tek Barcellona”, lajmin e ka dhënë profili zyrtar në Tëitter i klubit blaugrana e në pak kohë shpërtheu një kaos i vërtetë merkato, ekzaltimi e revolte: por ka një shpjegim e merkato nuk hyn fare në këtë rast: pas fitores kundër Getafe, që riktheu në krye skuadrën e Setien, të gjithë faqet e Barcelonës janë sulmuar nga një grup i quajtur ‘OurMine’, që ka dashur të denoncojë nivelin e ulët të sigurisë së klubit në profilet e tij në rrjetet sociale. Jo vetëm Neymar, në shënjestër ka përfunduar edhe presidenti Josep María Bartomeu me hashtag #BartomeuOut.

 

“Përshëndetje, jemi OurMine. Kjo është hera e dytë që e bëjmë. Niveli juaj i sigurisë është përmirësuar, por nuk është ende në maksimum – është mesazhi i hacker drejtuar Barças – Për të shtuar sigurinë e faqeve tuaja na kontaktoni”

Pas ngjarjes, klubi katalanas ka rimarrë në dorë situatën duke fshirë gjithë postimet, por duke u detyruar të publikojë një komunikatë zyrtare në të cilën ka shpjeguar cfarë ndodhi e sidomos duke njoftuar se do të rishikojë të gjithë kontaktet ose lidhjet me kanale të jashtëm për të evituar që të përsëriten situata të tilla.

 

Lexo po ashtu:  Veprimi i Paquetas ndaj Spalit, driblon dy kundërshtarë me ‘ruletë’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *