Sipas tij, me qëndrimin dinjitoz në Konferencën e Sigurisë në Munih, Kurti tregoi se Kosova më asnjëherë nuk do të ndihet inferiore në përfaqësim ndërkombëtar
“Zbatimi i parimeve të përmendura nga Kryeministri Kurti, do ta forcojnë pozitën e Kosovës në dialogun për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë”.
“Ata që më parë i vendosen hartat në tavolinë për arritjen e kësaj marrëveshje, tashmë e kanë të qartë se me Albin Kurtin Kryeministër të Kosovës, plani i tyre ka dështuar”.
“Duke e njohur për së afërmi Albin Kurtin dhe vizionin e tij, unë e kam mbështetur edhe para se të bëhem pjesë e VV-së, prandaj së bashku na priftë e mbara në sfidat që kemi si popull para vetes”.