Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për sigurinë e tij. Ai në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”, ka thënë se ka vendosur që të mos frikësohet për sigurinë e tij.

Kurti ka theksuar se qytetarët kanë votuar për ndryshime dhe se ata me votën e tyre, vendosën që “t’i japin fund lojës pa rregulla”.

“Qytetarët e Kosovës na dhanë votat e tyre në mënyrë që më në fund t’i jepnim fund lojës pa rregulla. Sepse qeverisja e një vendi nuk është lojë”, ka deklaruar ai.

“Vendosa të mos kem frikë”, është përgjigjur Kurti në pyetjen e gazetares, nëse frikësohet për sigurinë e tij.

Kryeministri i Kosovës, ka folur edhe për barazinë gjinore, duke thënë se çdo sukses pa përfshirjen e grave në shoqëri, është i dënuar të dështojë në planin afatgjatë.

Ai ka theksuar se gratë në Kosovë varen financiarisht nga burrat dhe kjo sipas tij, duhet të ndryshojë.

“Pesë nga 15 ministritë tani drejtohen nga gra, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë. Jam i bindur që nuk mund të ketë barazi në një shoqëri pa barazi midis burrave dhe grave. Çdo sukses pa përfshirjen e grave është një dështim dhe i dënuar të dështojë në planin afatgjatë. Vetëm çdo grua e tetë në Kosovë është e punësuar. Gratë varen financiarisht nga burrat, vëllezërit dhe baballarët e tyre. Kjo duhet të ndryshojë”, ka deklaruar Albin Kurti./BS

Lexo po ashtu:  Dhembshuria për kafshët është e lidhur ngushtë me mirësin e karakterit, dhe mund të pohohet me siguri se ai që është mizor me kafshët, nuk mund të jetë kurrë njeri i mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *