Drita ka arritur të nis sezonin pranveror me një fitore 2-0 ndaj Gjilanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Java e 18-të ka sjell derbin e zjarrt lokal mes dy klubeve rivale si Drita dhe Gjilani.

Nën një atmosfertë të zjarrtë nën regjinë e dy tifozërive “Intelektualët” dhe “Skifterat”, dy klubet zhvilluar një super ndeshje.

Koreografia e Intelektualëve

Pjesa e parë e ndeshjes sjelli shumë aksion, raste, duele dhe shumë shtylla, por për fat të keq jo edhe gola.

Gjilani rrezikoi i pari qysh në minutën e tretë të ndeshjes me Gergard Prognin, i cili goditi transversalen me një goditje të fortë nga mbi 25 metra.

Koreografia e Skifterave

Në minutën e 16-të, Drita gjen golin me anë të Kastriot Rexhës as një ndërprerje, por gjyqtari anulon golin për një ndërhyrje të palejuar në portier.

“Skifterat” ishin të rrezikshëm edhe në minutën e 26-të duke goditur shtyllën me anë të Sebino Plakut, ndërsa nga topi i kthyer edhe Fidan Gërbëshi godet traversën.

Lexo po ashtu:  Mauricio Pochettino mund të përfundoj në një klub që s’i kishte shkuar mendja

Në anën tjetër, “Intelektualët” patën rast të mirë me anë të Xhevdet Shabanit, i cili e humbi i vetëm me portierin, ndërsa në minutat shtesë Hamdi Namani goditi shtyllën.

Fillimi i pjesës së parë nisi më mirë për Dritën që tentoi me Xh.Shabanin (53’), goditjen e të cilit e priti portieri Kenan Haxhihamza, ndërsa Gjilani kishte rast ideal në minutën e 63-të, por Tomislav Busic u vonua për ta dërguar topin në rrjetë.

Në minutën e 65-të ishte ish-sulmuesi i Gjilanit, Betim Haxhimusa, i cili ndëshkoi të kuq duke shënuar me kokë për epërsinë e Dritës 1-0.

Vazhdimi i ndeshjes ishte i zjarrtë dhe me shumë rivalitet dhe raste të krijuara, por ishin përsëri vetëm vendasit që tundën rrjetën.

Ishte përsëri sulmuesi Ferizaj, Haxhimusa (77’), i cili ndëshkoi Gjilanin pas asistimit të Astrit Fazliut duke shënuar për epërsinë 2-0 që doli të jetë rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Drita renditet e dyta me 34 pikë apo tri më pak se lideri Ballkani, ndërsa Gjilani zë vendin e katërt me 32 pikë.

Lexo po ashtu:  Blatter sposton Botërorin 2022: “Në SHBA në vend të Katarit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *