Në javët e fundit, policia kineze ka nisur bastisjen e shtëpive, restoranteve dhe tregjeve në të gjithë vendin, duke arrestuar mbi 700 persona për kapjen, shitjen dhe ofrimin e kafshëve të egra si produkte ushqimore. Përmasa e këtij aksioni, që ka konfiskuar rreth 40,000 kafshë, tregon për kërkesën e madhe të Kinës për kafshë të egra dhe përdorimin e tyre për arsye të mjekësisë, ç’ka nuk ka gjasa të largohet brenda ditës, pavarësisht rrezikut të koronavirusit.

Tregtarët që shesin kafshë të egra thanë për Reuters se planifikojnë të rinisin biznesin pasi të rihapen tregjet.   Shkencëtarët  dyshojnë, por nuk e kanë vërtetuar, se koronavirusi i ri ka kaluar tek njerëzit nga lakuriqët e natës përmes pangolinëve, që janë të çmuar në mjekësinë popullore kineze. Disa nga rastet e para të infeksioneve janë shfaqur tek njerëzit që ishin ekspozuar në një treg në Vuhan, ku shiteshin lakuriqë nate, gjarpërinj dhe kafshë të tjera.

Kina ka mbyllur përkohësisht të gjithë tregjet në Janar, duke paralajmëruar se përdorimi i këtyre kafshëve të egra për ushqim përbën një kërcënim ndaj shëndetit publik. Megjithatë, kjo mund të mos mjaftojë për të ndryshuar shijet që janë të rrënjosura në kulturën dhe historinë e vendit.

Lexo po ashtu:  Zëdhënësi i AK-së: Grekët duhet të mësojmë se si flitet me Turqinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *