Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Gazetari i pushteteve Baton Haxhiu ka folur rreth takimit me Jovica Stanishiqin, ish-kreun e Shërbimit Sekret serb.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Ballafaqimi me Stanishiqin është pjesa më e dinjitetshme e jetës time”, tha Haxhiu në emisionin Pressing në T7.

Tregoi se për këtë takim në të cilin prezent ishin ai, Mahmut Bakalli dhe dy të tjerë, emrat e të cilëve ai nuk i publikoi, Stanishiqi kishte marrë lejen e amerikanëve.

“Stanishiqin e kam taku 4 – 5 minuta. Na kemi kërkuar Republikën e Pavarur të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë”, sqaroi Haxhiu duke kujtuar takimin e vitit 1997.

Por një gjë e tillë ishte kundërshtuar nga Stanishiqi.

‘Kjo ishte përpjekja e fundit intelektuale për me e ndalë luftën”, theksoi ai.

Gjithçka lidhur me takimin, shpjegon Haxhiu, do të duhej të mbahej sekrete.

Lexo po ashtu:  EKSKLUZIVE: “Thyerje” në LDK, disa deputetë nuk do t’i japin nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Stanishiq më tha se “nëse tregon për takimin, je i vdekur”, kujton Haxhiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *