Shumë nga ne mund të përjetojnë urth herë pas here, veçanërisht pasi kemi ngrënë shpejt një sasi të konsiderueshme ushqimi, sidomos në darkë.

Por nëse kjo gjë ndodh shpesh, dy apo më shumë herë në javë, ju mund të vuani nga sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD), një problem shëndetësor ku muskujt në fund të ezofagut janë shumë të relaksuar, duke lënë kështu  acidin tretës të dalë nga stomaku dhe të grumbullohet për të krijuar atë ndjenjën e hidhur e të thartë pas ngrënies, që ne e njohim si urth. Me kalimin e kohës, kjo mund të dëmtojë ezofagun, duke çuar në ulcer, krijimin e dëmtimeve në inde ose problem shëndetësor potencialisht parakanceroz të quajtur ezofagu i Barretit.

Si ta parandaloni urthin:

  1. Shmangni ushqime të caktuara

Limitoni ushqimet që lidhen me urthin: ushqimet acidike, të yndyrshme apo pikante, çokollatat, alkoolin dhe pijet e gazuara. Mund të ketë edhe ushqime të tjera që mund t’ju shkaktojnë urth. Ndjeshmëria ndaj ushqimit ndryshon nga petrsoni në person. Kur përjetoni refluks, shënoni se çfarë keni ngrënë, në mënyrë që të identifikoni se cilat ushqime janë të mira për ju e cilat jo.

  1. Hani vakte më të vogla
Lexo po ashtu:  Testi që shpëton femrat nga kimioterapia e kancerit të gjirit

Një stomak shumë i mbushur shton gjasat që acidi do të shtyhet në ezofag, kështu që duhet të hani vakte më të vogla dhe të pushoni mes kafashatave, përtypuni mirë në mënyrë që të ngadalësoni marrjen e ushqimit dhe t’i jepni kohë stomakut për tretjen. Kjo mund t’ju ndihmojë edhe të humbisni peshë, që sipas studimeve mund të reduktojë riskun për GERD.

  1. Mos u shtrini direkt pasi keni ngrënë

Prisni rreth tre orë pas një vakti që të shtriheni. Kur qëndroni në këmbë ose të ulur (por jo të shtrirë), graviteti nuk e lejon acidin e stomakut që të ngrihet deri në ezofag.

  1. Pushoni dhe qetësohuni

Stresi dhe ankthi stimulojnë çlirimin e hormoneve që e bëjnë ezofagun më të ndjeshëm ndaj simptomave të GERD. Bëni gjumë të mjaftueshëm, mungesa e gjumit lidhet me simptoma më të rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *