Një muaj nga blerja e Emre Can, Borussia Dortmund ka zyrtarizuar blerjen e lojtarit me titull përfundimtar nga Juventus. Ka qenë vetë klubi bardhezi që e ka dhënë lajmin. “Në pritje të kushteve kontraktuale për tu prezantuar, është ushtruar detyrimi i blerjes me titull përfundimtar nga ana e shoqërisë Borussia Dortmund për të drejtën e përfaqësimeve sportive të futbollistit Emre Can për një shumë që korrespondon me 25 milionë euro të pagueshme në tre këste. Një operacion i tillë gjeneron një efekt ekonomik pozitiv prej rreth 12,4 milionë euro, në këndvështrimin e kontributin e solidarietetit e të aksesorëve të tjerë”.

Mesfushori që doli jashtë projektit të Juventus me ardhjen në pankinë të Maurizio Sarri, duke përfunduar edhe me mungesën në listën e Champions, shënoi gol në debutimin me Dortmund. Ndoshta ky fakt, por edhe potenciali që nuk diskutohet i 24 vjecarit ka bërë që gjermanët të nxitojnë të blejnë përfundimisht një futbollist, që kanë mundësinë ta aktivizojnë në Champions menjëherë.

Lexo po ashtu:  Tare dhe Lotito angazhohen personalisht, ja si po e joshin Marash Kumbullën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *