Taulant Xhaka së fundmi ka dhënë një intervistë për mediat gjermane, ku është pyetur për zgjedhjen e kombëtares. Ai ka pasur mundësi të luante edhe me Zvicrën, por në fund vendosi për skuadrën kuqezi.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Federata Shqiptare e Futbollit u interesua shumë shpejt për mua dhe që kur isha në moshë të re doja ta provoja veten në nivel ndërkombëtar. Ky nuk ka qenë vendim kundër Zvicrës. I jam mirënjohës këtij vendi, sepse ka mirëpritur familjen time”, është shprehur Xhaka

I pyetur për reputacionin e tij në Shqipëri, Xhaka ka komentuar shkurt se në vendin tonë nuk paguan asgjë, sepse të gjithë gëzojnë respekt për të. “Në Shqipëri janë shumë të dhënë pas kombëtares. Në të gjitha restorantet ku shkoj, nuk kam nevojë të paguaj, sepse më qerasin kudo. Reputacioni i sportistëve të Shqipërisë është i jashtëzakonshëm”.

Lexo po ashtu:  Raportet në Itali: Milan blen përfundimisht mbrojtësin Kjaer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com