Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Henrojnët kanë vetëm ditëlindje.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sot është ditëlindja e Hamëz Jashari dhe vajza e tij Besarta ka kujtuar babën e saj me një shkrim të dhimbshëm.

Postimi i plotë:

…për ditëlindjen tënde babush.

Mbase me kalimin e kohës, vetëm kujtimet e mira po mbesin në mendjet tona… kujtimet e mira, po më bëhen edhe më të kthjellta, ku protagonist je babush.

Sot në ditëlindjen tënde, kujtoj momentet qe i kalonim së bashku, mbajë mend që si fëmi – sa po e kuptoja që ishe në odë, me vrap vija.

Në ato kohë të vështira, gjeje kohën të shikonim film, të më ndihmoje në mësime, të më mësoje të vizatoj shqiponjën tonë dy krenare… e pas çdo nate të tillë, të nesërmen isha vajza më e lumtur.

Lexo po ashtu:  Fshehja e armëve serbe nëpër kisha, ish-ushtarakët e UÇK-së: Kisha Ortodokse Serbe historikisht i ka bekuar grupet kriminale

Falëmnderit babush, për aq pak vite sa ishim bashkë, arrite të më mësoje shumë… më mësove çfarë është dashuria, familja, atëdheu…
Është nderë, privilegj por edhe përgjegjësi të jem bija jote, andaj me krenari do të ruaj çdo kujtim për ty, dhe Dylit e Nolit të i tregoj.

Urime ditëlindja babë.

Vajza jote krenare,
Besarta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *