Magnezi luan rol në funksionin e nervave dhe muskujve, shëndetin e kockave, sheqerin në gjak dhe metabolizëm. Nëse nuk merrni mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese, mund të keni dëmtime serioze në shëndet.

Mungesa e magnezit apo siç quhet ndryshe hipomagnezemia, shpesh është një problem shëndetësor që nuk vihet re.

Në disa raste, kjo mungesë mund të nëndiagnostikohet meqë shenjat e dukshme zakonisht nuk shfaqen deri sa nivelet e magnezit të jenë shumë të ulëta.

Shkaqet e mungesës së magnesit janë të ndryshme dhe variojnë nga dieta e pamjaftueshme ushqimore me magnez e deri në humbjen e magnezit mga trupi.

Probleme shëndetësore të lidhura me humbjen e magnezit përfshijnë diabetin, probleme me përthithjen e tij, diarrenë kronike, sëmundjen celiake dhe sindromën e kockës së uritur. Edhe personat e alkoolizuar kanë një risk të rritur.

Disa shenja që paralajmërojnë për mungesë të magnezit janë:

  1. Ngërçet muskulore

Kontraktimet muskulore mund të shkaktojnë ngurtësim dhe vështirësi në lëvizje. Shkencëtarët mendojnë se kjo shkaktohet nga nivelet e larta të kalciumit në qelizat nervore, kur nivelet e magnezit janë të ulëta.

Lexo po ashtu:  Si ta lehtësoj migrenën me ilaçe bimore?

Gratë shtatzëna janë më të rrezikuara që të zhvillojnë ngërçe muskulore si pasojë e mungesës së magnezit, prandaj mund të kenë nevojë që të marrin suplemente të kësaj lënde ushqyese.

Por, kini parasysh se ngërçet e e muskujve mund të ndodhin dhe për arsye të tjera si stresi apo kafeina e tepërt.

  1. Çrregullimet mendore

Problemet mendore mund të jenë një tjetër pasojë e mungesës së magnezit.

Këto përfshijnë apatinë, që karakterizohet nga mungesa e emocioneve dhe mpirja mendore. Mungesa e përkeqësuar mund të çojë në delire e deri në koma. Gjithashtu mungesa e magnezit rrit riskun për depresion.

  1. Osteoporozë

Osteoporoza është një çregullim që karakterizohet nga kocka të dobëta dhe risk të rritur për fraktura të tyre.  Një nga faktorët e riskut për zhvillimin e osteoporozës është dhe mungesa e magnezit. Kjo mungesë mund të dobësojë direkt kockat apo të ulë nivelet e kalciumit në gjak.

  1. Lodhje dhe muskuj të dobësuar

Lodhja apo plogështia, një problem i karakterizuar nga lodhja apo dobësia mendore dhe/ose fizike bashkë me dobësimin  e muskujve, janë simptoma të tjera të mungesës së magnezit.

  1. Tensioni i lartë i gjakut
Lexo po ashtu:  Fëmijët e ekspozuar ndaj tymit të duhanit, të rrezikuar për infeksione të frymëmarrjes

Mungesa e magnezit mund të rrisë tensioni e gjakut, që pastaj mund të çojë në një risk më të lartë për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

  1. Astma

Mungesa e magnezit ndonjëherë vihet re në pacientët që vuajnë nga astma. Nivelet e magnezit kanë tendencë të jenë më të ulët në personat me astmë se në personat e shëndetshëm.

Shkencëtarët besojnë se mungesa e magnezit mund të shkaktojë grumbullim të kalciumit në mbështjelljen e muskujve dhe në rrugët e ajrit në mushkëri.

  1. Parregullsi të rrahjeve të zemrës

Ndër simptomat më serioze të mungesës së magnezit është aritmia, ose rrahjet e çrregullta të zemrës. Simptomat e aritmisë janë të lehta në shumicën e rasteve. Shpesh, nuk shfaqet asnje simptomë. Por, në disa persona mund të shkaktojë palpitacione, që janë pauza ndërmjet rrahjeve. Simptoma të tjera të mundshme janë marrje mendsh, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi apo humbje ndjenjash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *