Numri i njerëzve me demencë në Europë pritet të dyfishohet deri në vitin 2050, sipas një studimi.

Demenca është një term përmbledhës për çrregullime që ndikojnë në funksionimin e trurit, duke çuar në humbje të kujtesës, probleme me të menduarit dhe ndryshime të humorit.

Për të kuptuar më mirë rastet më këtë sëmundje, shkencëtarë të organizatës Alzheimeri Europë, shikuan 16 studime duke analizuar prevalencën e saj.

Rreth 7.8 milion njerëz në vendet e BE – së jetojnë me këtë sëmundje, e 9.7 milion në “ vendet europiane të përfaqësuara nga anëtarët e Alzheimeri Europë”.

Deri në vitin 2050 ky numër pritet të pothuajse dyfishohet, me 14.2 milionë në BE dhe 18.8 milionë në Europën më të gjërë.

“Numri i njerëzve që jetojnë me këtë çrregullim pritet të rritet në mënyrë të konsiderueshme në vitet e ardhshme, gjë që do të rrisë presionin ndaj shërbimeve të kujdesit dhe mbështetjes nëse nuk identifikohen mënyra më të mira për të trajtuar dhe parandaluar demencën”, tha Jean Georges, drejtori ekzekutiv i Alzheimeri Europë.

Lexo po ashtu:  Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri, janë babë e bir

Megjithatë, nuk ka vetëm lajme të këqija.

Studimi i Alzheimeri Europë sugjeroi se demenca prek më pak njerëz se sa parashikohej vetëm para një dekade. Për shembull, gjetjet e fundit sugjerojnë se mes burrave të grupmoshës 80 – 84 vjeç, 10.67% e tyre mund të kenë demencë. Kjo krahasuar me 14.5% që parashikohej në vitin 2008 nga Alzheimeri Europë.

Në gratë e së njëjtës moshë, Alzheimeri Europë parashikon se 13.05% kanë demencë, shumë më pak se parashikimi prej 16.4% në vitin 2008.

Gjithsesi, numri i rasteve pritet të rritet.

“ Numri total i personave që zhvillojnë demencë pritet të rritet. Sistemi ynë i kujdesit social dhe shëndetësor i nënfinancuar nuk mund t’ia dalë dhe kërkon reforma drastike” , u shpreh Sally Copley, drejtore e politikave dhe fushatave, në organizatën Alzheimeri Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *