Gjatë javës që po e lëmë pas, ndodhën shkarkime në disa prej ndërmarrjeve publike, përfshi këtu Postë Telekomin e Kosovës.

Kjo sipas deklarateve të zyrtarëve të qeverisë së re, ka ardhë si pasojë e keqmenaxhimit.

I këtij mendimi është edhe deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, i cili për “Bota sot”, tha se shkarkimet të cilat kanë ndodhur këtë jave, janë shkarkime të cilat kanë për qëllim kthimin e institucioneve në shërbim të qytetarëve dhe prezantimin e vendit dinjitetshëm.

Ai, shtoi se qëllimi i Qeverisë Kurti është respektimi i ligjit dhe llogaridhënia.

“Qëllimi i qeverisë Kurti është respektimi i ligjit dhe llogaridhënia. Shkarkimet në Telekom besoj për të gjitha kanë qenë të mireseardhuna për shkak të performancës jo të mirë dhe kaosit që kanë shkaktuar në këtë ndërmarrje. Qindra punësime partiake, humbje të vazhdueshme financiare janë vetëm disa nga dështimet që kanë ndodhur në këtë ndërmarrje. Andaj qëllimi është që të zgjedhën njerëzit profesional e meritorë për vendin e tyre të punës, e jo militant që u shërbejnë subjekteve politike apo grupeve të ndryshme të interesit”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Vuçiq: Shqiptarët po mashtrohen nëse presin që ëndrrat e tyre të bëhen realitet

Më tej, deputeti Rrahmani, arsyetoj edhe veprimin e bashkëpartiakut të tij, respektivisht ministrit të jashtëm, Glauk Konjufces.

“Të gjithë e dijmë mënyrën se si janë emëruar konsujt gjatë periudhës sa ka qenë qeveria në dorëheqje dhe se si e kanë shfrytëzuar këtë hapsirë për punësimet jo meritore e jo përfaqësuese. Janë emëruar konsujt të cilët nuk kanë as përvojën e as përgatitjen profesionale për këto pozita. Ka ardh dita që vendit ti kthehet dinjiteti e të kemi përfaqësim meritorë e profesional, të mos u mohohet e drejta atyre që janë përgatitur me mund e me punë të ndershme. Padrejtësia tash duhet të marr fund në secilin institucion, duhet ti kthehet secilit shpresa që do ti takoj vendi ku meriton të jetë. Por duhet të mësohemi se edhe do të kërkohet përgjegjësi e llogaridhënie për secilin veprim dhe mos veprim të duhur”, shtoi ai.

Tutje, Rrahmani tha se në asnjë mënyrë nuk duhet të ndodh ajo që deri sot ka ndodhur në institucionet e Republikës së Kosovës, sa herë që është ndryshuar pushteti kemi pasur vetëm ndryshime të njerëzve partiak.

Lexo po ashtu:  Konjufca takon Escobarin në SHBA: Nuk mund të formohet Asociacion që cënon sovranitetin

“Një gjë e tillë nuk duhet të ndodh e nuk do të ndodh në qeverisjen Kurti, besoj që tashmë vetëm kemi parë që Kryeministri Kurti edhe aty ku ka mundësi e të drejtë ligjore të emërojë persona politik, në shumë raste nuk e ka bërë. Duke filluar nga Ministrat, zv. Ministrat, këshilltarët politik etj, ku shumë prej tyre nuk janë persona partiak por vijnë me bagazhin e tyre profesional e si të pavarur. Në qeverin Kurti, punesimet do të bëhen simbas meritokracisë e jo simbas librezave të partive. Si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mundohemi të jemi në mbikqyrje të vazhdueshme të ekzekutivit duke ndihmuar për të mos gabuar, por edhe duke kritikuar atëherë kur gabohet”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *