Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Grupit të Ekspertëve të Pavarur për draftimin e skenarëve dhe elementet e reformës së Vetingut në Sistemin e Drejtësisë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Grupi i Ekspertëve do të jetë plotësisht i pavarur dhe më 30 maj i njëjti do t’ia paraqesë qeverisë një raport rreth kësaj çështjeje.
Haxhiu ka njoftuar se Kryesues i këtij ekipi do të jetë Qerim Qerimi, kurse anëtarë Avni Kuka, Visar Morina, Fisnik Korenica, Arbëresha Loxha, Ehat Miftaraj, Ardiana Qosja, Arton Demhasaj, Kreshnik Gashi e Kujtim Kërveshi.





