Ben Hodges gjenerali amerikan ka komentuar njoftimin se Serbia po bëhet me sistemin raketor “pancir” që ka blerë nga Rusia, “Perëndimi nuk përbën rrezik – çfarë i duhet Serbisë “panciri”?

Në vend që të blejë sisteme për kërcënime ajrore që nuk i ka Serbia blen sistem raketor, shpresoj se në të ardhmen ajo të investojë në infrastrukturë dhe hapje të vendeve të punës, që do krijoj ardhmëri për gjeneratat e reja tha për “Zërin e Amerikës” gjeneral nënkoloneli Hoxhis.

Ai tha se shtete kanë të drejtë të zgjedhin në pajisjen më armë edhe pajisje tjera ushtarake.

“Secili shtet ka të drejtë të armatoset sipas dëshirës edhe nevojës, do doja të shihja që edhe vendet tjera perëndimore të jenë të përfshira në sigurimin e pajisjeve për Serbinë. Serbia ka shumë miq që mund të ndihmojnë dhe të mos varet vetëm nga Rusia” tha ai.

Për Hoxhis nuk është e qartë qëllimi i sigurimit të një sistemi të tillë.

Lexo po ashtu:  Me plane të reja për BE, Merkel, ende e pasigurt: Ka shumë mosmarrëveshje, ja çfarë duam tani!

“Çka i duhet ai sistem? Prej kujt Serbia duhet të mbrohet? Perëndimi është i palodhshëm në përpjekjet të afrohet me Serbinë dhe nuk përbën asnjë rrezik për te”, tha Hodges.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *