Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka deklaruar gjatë një interviste për Tv Prva se Serbia nuk do të pranojë ultimatume për Kosovën, por as do të refuzojë ofertat e bëra. Ai ka paralajmëruar se nga fundi i vitit do të bëhet një ofertë të cilën Serbia nuk do të jetë në gjendje ta pranojë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ata do të na ofrojnë një zgjidhje të cilën nuk do të jemi në gjendje ta pranojmë, jam i bindur se do të ndodhë edhe gjatë këtij viti. Do të përpiqen të na japin garanci për në BE, me kushtin e njohjes së Kosovës, duke na ofruar status special për serbët në pjesë të caktuara, po pastaj çfarë? Do pyes popullin. E pyeta tre vjet më parë, askush nuk e donte si zgjidhje, ka thënë Vuçiç.

Lexo po ashtu:  Kurti e Vuçiç kthehen në tryezën e dialogut

Sipas tij edhe i Dërguari Special i BE-së do të ofrojë diçka dhe se në këtë kuadër presidenti ka bërë një paralajmërim duke vënë në dukje se personi në fjalë do të jetë dikush i afërt me Berlinin zyrtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *