Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Sipas hartës në internet të Universitetit Amerikan “Johns Hopkins”, numri i viktimave nga koronavirusi në gjithë botën ka shkuar në 2.469 deri në orët e para të 24 shkurtit 2020.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sakaq 78,985 persona janë konfirmuar të infektuar nga virusi, përfshirë 155 në Itali. Ndërkohë 23.394 njerëz janë shëruar deri më tani.

Kina, shteti edhe nga u përhap koronavirusi, ka numrin më të lartë të  viktimave me 2,469 vdekje, pas 97 viktimave të tjera të regjistruara dje, pothuajse të gjithë në provincën e Hubei.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit konfirmoi gjithashtu 648 raste të tjera pozitive.

Shumica e vdekjeve dhe infeksioneve u regjistruan në Wuhan, ku virusi u shfaq së pari në dhjetor. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kinë arriti në 76.938 raste.

Lexo po ashtu:  1,15 miliardë euro për Shqipërinë/ Çfarë duhet të dini? Diferenca mes granteve e donacioneve dhe kredive të buta

Të dhënat në kohë reale i gjeni dhe këtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *