Legjenda e Hollywoodit i cili vdiq më 5 shkurt të këtij viti në moshën 103-vjeçare, e ka dhuruar pasurinë e tij 80 milionë dollarësh për fondacionin “Douglas Foundation”, i cili synon t’i ndihmojë personat që nuk mund t’i dalin në ndihmë vetes.

Në mesin e përfituesve nga ky fond janë edhe, Qendra për Fëmijë “Sinai Temple” që gjendet në Westwood të Los Angelesit dhe teatri “Kirk Douglas Theatre”, që gjendet në Culver City të Kalifornisë. Ky objekt i pashfrytëzueshëm ishte restauruar nga fondacioni i aktorit dhe është shndërruar në skenë për performanca live, transmeton Koha.net.

Vdekja e trishtë e yllit kinematografik u bë e ditur nga djali i tij, Michael Douglas, përmes një deklarate emocionale të lëshuar në emër të të gjithë familjes.

“Me pikëllim të thellë unë dhe vëllezërit e mi ju njoftojmë se, Kirk Douglas, vdiq sot në moshën 103-vjeçare. Për botën, ai ishte një legjendë, një aktor i filmave të periudhës së artë i cili arriti të jetojë gjatë, një person humanitarë përkushtimi i së cilit për çështjet e drejtësisë dhe çështjet e tjera në të cilat besonte, vendosi standard për të gjithë ne të aspirojmë. Por, për mua dhe vëllezërit, Joel dhe Peter, ai ishte thjeshtë baba i mrekullueshëm. Për nipërit dhe mbresat e tij ishte një gjysh i dashur dhe për bashkëshorten e tij Ane, një burrë i jashtëzakonshëm. Babi të dua shumë dhe jam shumë krenar që jam biri yt,” shkruhej në prononcimin e aktorit Michael Douglas.

Lexo po ashtu:  Rita Ora ka nje mesazh për shqiptarët

Kirk Douglas e ka jetuar një jetë të gjatë dhe të mirë si dhe ka lënë prapa filma të veçantë të cilët do të mbijetojnë për gjeneratat e ardhshme. Po ashtu ai ka shënuar histori si filantrop i njohur i cili ka punuar shumë për t’i ndihmuar njerëzit e thjeshtë dhe për të sjellë paqe në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *