Burrat shqiptarë duke luajtur shah është piktura e realizuar nga Albert Joseph Franke.

Shahu romantik i përket viteve 1800. Lëvizjet me art, ishin karakteristike gjatë lojës plot stil, që mbizotëroi në shekullin e 19-të.

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Stili tjetër i shahut, që erdhi në fund të viteve 1800 ishte ai shkencor, që vërtitej rreth hapjeve më të ngadalta, goditjeve më të largëta etj. Më pas, kanë ardhur stile të tjera shahu.

Për “romantikët”, të fitoje ishte e një rëndësie dytësore. Kryesorja ishte të fitoje me stil. Në një pjesë të mirë të rasteve, bëheshin edhe lëvizje disi inferiore, vetëm e vetëm sepse ishin të bukura. Vetëm aftësia e lojtarit bënte që këto lëvizje, ta ruanin. Ngjan deri diku, me një stil loje kalorsiak, që kërkon lavdinë e lojës së bukur më shumë se fitoren shkencore të mirëpeshuar.

Burrat shqiptarë që luajnë shah, i përkasin periudhës kur lulëzonte shahu romantik: ai i mendimit, kuptimësisë, interpretimin e fantazisë, piktura është realizuar nga Albert Joseph Franke (1860–1924) .

Lexo po ashtu:  Google lejon përdoruesit të fshijnë historikun e kërkimit aplikacioni Android

Shqiptarët tregojnë përmes kësaj tabloje, një pjesë të shpirtit të tyre romantik, të luftëtarit si kalorës gjakftohtë. Burra të ashpër, duhan i fortë, armë sermi në brez, veshje të qëndisura në ar…

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com