Kjo për shkak të sanksioneve të Shtëpisë së Bardhë ndaj gjigantit të telekomunikacionit. Huawei prezantoi Mate 30 nën rrethana të ngjashme vitin e kaluar.
Huawei do të prezantojë flagshipët e ardhshëm, P40 dhe P40 Po më 26 Mars në një eveniment në Paris. Ndryshe nga seritë impresionuese të vitit të kaluar, P40 nuk do të ketë akses në aplikacionet dhe shërbimet e Google, përfshirë Google Play Store.
Kjo për shkak të sanksioneve të Shtëpisë së Bardhë ndaj gjigantit të telekomunikacionit. Huawei prezantoi Mate 30 nën rrethana të ngjashme vitin e kaluar.
Google të Premten tha që përdoruesit e telefonëve Huawei të mos përpiqen të anashkalojnë sanksionet Amerikane.
Modelet e reja do të vinë me ekrane 120Hhz, tre kamera të pasmenë P40 dh pesë kamera të pasme në P40 Pro. Telefonët vinë me Android 10 dhe Huawei EMUI 10.
Ky është telefoni i tretë i serive P që Huawei ka lançuar në Paris. CEO Richard Yu i përshkruan telefonët si më të fuqishmit në botë me 5G.