T’m’u bësh të fala edhe gurëve të Veleshtës;
T’m’u bësh të fala e t’i përqafosh.
S’u çmalla kurrë me ta.
Njëherë burgu, pastaj mërgimi.
Kështu fliste Zijadini.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.T’m’u bësh të fala edhe gurëve të Veleshtës
e të m’i përqafosh si unë ty. Kështu.
Kam një jetë pa i parë.
Andej burgu, këndej mërgimi.
Kështu flise Zijadini.
Çdo natë i shoh në ëndërr Rrapat
Vakufet, pleqtë, Varret
e meranë te Drini.
(I mjeri unë i mjeri!)
Kështu fliste Zijadini.

T’m’u bësh të fala edhe gurëve (për njerëzit as mos pyet!)
Edhe gurëve… gurëve… gurëve…
Kështu fliste Zijadini
në aeroportin John Fitzgerald Kennedy
në Nju-Jork. Atë ditë gushti.
Druaja se avioni mund ta bartë gjithë atë mall;
druaja se do të kallej PAN-AM-i mbi Atlantik.
Kisha frikë… frikë kisha… frikë…
Good-bye, Amerikë!
/Agim Vinca/




