Mediat botërore raportojnë se ka dalë pozitiv testi zëvendësministri i Shëndetësisë në Iran për koronavirus.
Duke cituar mediat lokale iraniane, po raportohet se zv.ministri i Shëndetësisë, Iraj Harirchi, është infektuar me koronavirus.
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, u ka kërkuar qytetarëve të mos bëjnë panik, derisa shteti po përballët me infektimet nga virusi.
Ai ka thënë se do ta mposhtin virusin që tashmë i ka lënë të vdekur të paktën, 16 iranianë, transmeton Gazeta Express.
Në Iran është raportuar për 95 raste të konfirmuara se janë prekur nga koronavirusi i quajtur Covid-19.
Organizata Botërore e Shëndetit thotë se rritja kaq e shpejtë iranianëve të prekur nga koronavirusi është shumë shqetësues.