Mediat botërore raportojnë se ka dalë pozitiv testi zëvendësministri i Shëndetësisë në Iran për koronavirus.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Duke cituar mediat lokale iraniane, po raportohet se zv.ministri i Shëndetësisë, Iraj Harirchi, është infektuar me koronavirus.
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, u ka kërkuar qytetarëve të mos bëjnë panik, derisa shteti po përballët me infektimet nga virusi.

Ai ka thënë se do ta mposhtin virusin që tashmë i ka lënë të vdekur të paktën, 16 iranianë, transmeton Gazeta Express.
Në Iran është raportuar për 95 raste të konfirmuara se janë prekur nga koronavirusi i quajtur Covid-19.
Organizata Botërore e Shëndetit thotë se rritja kaq e shpejtë iranianëve të prekur nga koronavirusi është shumë shqetësues.




