Lideri i opozitës serbe Borko Stefanoviç pati një intervistë të pazakontë me gazetaren e Abc News Linda Karadaku gjatë puntatës së fundit të emisionit “Ballkan”.

Stefanoviç u pyet “pa dorashka” nga gazetarja e Abc Neës në lidhje me genocidin serb në Kosovë si edhe qendrimet e tij ndaj ngjarjeve të tmerrshme të luftës. Stefanoviç pranoi se serbët kishin kryer krime lufte në Kosovë, por jo se atje ishte kryer genocid ose ajo fjala me “GJ” siç preferoi ai ta quantë fjalën GENOCID.

Ndër të tjera, Stefanoviç tha

“Janë dhjetra njerëz që janë dërguar në tribunalin e Hagës në dekada dhe njerëzit mendojnë, kjo është eficente, ne bëmë atë që duhet të bënim, na duhet të pastrojmë emrin, por kjo bisedë e vazhdueshme boshe që në fakt nuk do të thotë asgjë…në fakt më kujtohen elitat tona të mëparshme që shkonin rreth e qark nëpër rajon dhe thoshin, na vjen keq, por rezultati nuk ishte ai që prisnim.

Nuk kishte reagim nga pala tjetër, për të thënë që hajde të pastrojmë oborrin tonë, le të fillojmë të gjithë të gërmojmë pisllëqet tona, por jo.

Lexo po ashtu:  E dhunuara: N’qat shpi më koritën katër vetë, me ren, tani, na rrehën na sakatunë edhe na …

Rezultati ishte, ju thamë, serbët kryen gjenocid. Edhe ju e thatë para një minute se kishte gjenocid. Nuk kishte gjenocid në Kosovë.

Fjala me Gj për ne, vecanërisht për ne, është një fjalë shumë e madhe për shkak të përvojave të tmerrshme të luftës së dytë botërore dhe ne nuk duam të luajmë me atë fjalë“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *