Avokati Gafurr Elshani është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Elshani është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, njofton Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Ai ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejt në luftën çlirimtare dhe ishte njëri nga figurat e rëndësishme të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gafurr Elshani, është dizajneri i emblemës së UÇK-së dhe autor i librit Ushtria Çlirimtare e Kosovës, botuar gjatë luftës.
Ai gjithashtu është edhe këshilltar i selisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.