Çohi të Dekun

E n’kjoftë se lypet prej s’hyjnueshmes Mni, 
Qi flije t’bahet ndo’i shqyptar m’therore, 
Qe, mue tek m’kini, merrni e m’bani fli 
Për shqyptari, me shue çdo mni mizore. – 
Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rroftë, 
E nami i sajë përjetë u trashigoftë! 
Po: rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n’Dri 
E porsi krandja e that n’nji flakada, 
U shoftë me arë, me farë me mal e vrri 
Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me za, 
Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me uzdajë: 
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë!

Gjergj Fishta/ /MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Numri më i bukur në botë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *