Në foltoren e Kuvendit, Edi Rama u ndal sot te epidemia e koronavirusit që ka mbërthyer Botën.

Edhe në vendin tonë nuk ka asnjë rast të prekur nga ky virus, Rama tregoi për masat e marra dhe tha se më e rrezikshme se vetë virusi është infodemia, lajmet që qarkullojnë në lidhje me të, shumica të pavërteta.

Kryeministri i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të mos panikosen dhe të mos kërkojnë medoemos për maska, pasi ato nuk të mbrojnë.

“Tre çështje dëshiroj sot të ndaj me Kuvendin dhe përmes Kuvendit me qytetarët. Theksoj domosdoshmërinë që qytetarët të mos i referohen burimeve jozyrtare për koronavirusin dhe të mbrohen nga infodemia, që siç e cilëson edhe OBSH përbën një kërcënim serioz në gjithë përpjekjen për të luftuar epideminë.

Qytetarët duhet të ruhen dhe të mbrohen vetë me vetëdijen se të gjitha këto burime të infordemisë shkaktojnë alarme të pakëshillueshme në kushtet kur duhet përballuar sëmundja. Së dyti, e dhëna zyrtare për vdekshmërinë ka rënë nga 3 në 2.3, pra e gjithë pjesa tjetër 97.7% e ka përballuar dhe e përballon pa pasoja këtë epidemi. Nëse shohim efektet e infodemisë, fjala vdekje dhe lajmet me të vdekur janë më të shumta se fjala shërim dhe lajmet me të shëruar.

Mos rendi për të blerë maska, mos harxhoni lekë për maska, ato nuk mbrojnë nga prekja. Maskat janë të dobishme për vetë të prekurit dhe personelin mjekësor, për të tjerët nuk kanë asnjë dobi. Të jemi të qartë që gjithë histeria është harxhim i kot i parave. Nga ana tjetër në Shqipëri Ministria e Shëndetësisë ka 1 mln dollarë plus për të adresuar të gjitha problematikat, MSH ka 1,2 milionë maska të shpërndara apo marra nga shqiptarët, të cilat do mbeten si relike që kaloi ose do kalojë këej një farë epidemie, e quajtur koronavirus”,- tha ai.

Lexo po ashtu:  Kosova e para në Evropë për numrin e vdekjeve nga ajri i ndotur, askush nuk ofron zgjidhje

Duke u ndalur tek situata në terren, kryeministri tha se i janë nënshtruar analizave të nevojshme 31 persona me simptoma të ngjashme me epideminë, por që kanë rezultuar negativë.

Ka 31 testime të kryera te persona me simptoma të dyshimta, të gjitha rastet kanë rezultuar negative, pra nuk ka asnjë të prekur. 1400 thirrje ka në ditë te nr. 127, dhe asnjë rast nuk rezulton i prekur, 16 mijë kontrolle janë ushtruar në pikat kufitare”,– vijoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *