Pas shumë hezitimesh dhe nën ndikimin e këshilltarëve të tij mediatikë, Edi Rama e ka marrë guximin të jetë prezent Live në një nga emisionet televizive ku është kritikuar më shumë, në Presing të T7, Prishtinë. Ai do të jetë përballë gazetarëve Leo Kërquki dhe Berat Buzhala që kanë udhëtuar drejt Tiranës për të intervistuar shefin e qeverisë në kryeministri. Përpos temave të ndarjesë së Kosovës dhe Mini shengenit ballkanik në emision do të ceken edhe ato të deformimit të demokracisë shqiptare, raportit me mediat dhe oligarkët.
Para nisjes në Tiranë të dy gazetarët kanë bërë nën facebok një njoftim me spec: “E ftoj Edi Ramen me e marre ne debat edhe Rexhep Qosjen. Se paku le te jemi dy me dy, qe mos te thote ma vone kesh vetem”. Ironia është se kryeministri mori anën e akademikut në akuzat e tij ndaj gazeta Express dhe televizionit T7, të cilat i denoncoi se po punojnë për përçarjen mes shqipërisë dhe Kosovës.
Në stafin e Ramës ka pasur shumë debat për këtë paraqitje televizive. Një pjesë e njerëzve të tij kanë këmbëngulur që Rama nuk duhet të shfaqej në Presing, nisur edhe nga presioni i disa drejtuesve të programeve televizivë lokalë që pretendonin se kryeministri nuk mund të tregohet mirkuptues ndaj atyre që e kritikojnë. Por më në fund ka qenë Rama vetë që ka vendosur të përballet me Leo Kërqukin dhe Berat Buzhalën, për të sfumuar sadopak me përplasjen e tij jehonën e sotme të tubimit të Metës.