Kuvendi i Kosovës po mban seancë të veçantë për të shënuar 22-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa i pranishëm në seancë është edhe Rifat Jashari dhe anëtarë tjerë të familjes Jashari.

Në seancë të pranishëm janë fëmijët e familjes Jashari.

Me fytyrë të hareshme dhe ngrohtësi Rifat Jashari përshëndeti deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, sot bëhen 22 vjet nga sulmi i gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që e koncentroi në Prekaz, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.

Pikërisht më 5 mars bëhen 22 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharajve të tjerë.

Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharajve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, që këto ditë dhe data, e pikërisht 5,6,7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë.

Sulmi i tretë, që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.

Lexo po ashtu:  Me heq reciprocitetin është me heq dorë prej sovranitetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *