Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Një stërvitje e përbashkët mes Forcave Speciale, RENEA dhe Agjencive të Inteligjencës dhe Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes është zhvilluar këto ditë për të rritur ndërveprimin mes këtyre strukturave.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Olta Xhaçka, Ministër i Mbrojtjes, ka theksuar se qëllimi i stërvitjes ishte mos-cenimi i sigurisë kombëtare dhe ndërhyrjen e përbashkët në situata krize.

“Forcat Speciale ato RENEA dhe agjentët e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, u stërvitën së bashku për të rritur ndërveprimin mes dy strukturave elitare shqiptare, me qëllim mos-cenimin e sigurisë kombëtare dhe ndërhyrjen e përbashkët në situata krize”,- thekson Xhaçka.

“Qitjet me armët e këmbësorisë, luftim i afërt dhe ai në qendrat e banuara, goditja e objektit, çlirimi i pengut, zbulim dhe survejim special, ishin temat kryesore të kësaj stërvitjeje, e cila tregoi edhe njëherë përgatitjen e shkëlqyer të forcave tona”,- përfundoi Xhaçka.

Lexo po ashtu:  KMLDNJ thirrje Qeverisë për ndihmë ndaj grupeve margjinale: Nuk janë respektuar standardet për të drejtat e njeriut

 

  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *