Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se si shef ekzekutivi nuk ka prioritet më të lartë se kthimi i dinjitetit të mësuesit. Në shënimin e ditës se 7 marsit, Ditës së Mësuesit, Kurti tha se shteti kujdeset që të krijojë kushtet dhe t’i zbatojë standardet e caktuara, ndërsa, prindërit duhet të kujdesen që edukimi dhe nxitja për lexim t’i përcjellë fëmijët edhe në shtëpi.

Shefi i ekzekutivit ka marrë pjesë në ceremoninë e SBAShK-ut për shënimin e 7 Marsit, ku sindikata ka ndarë mirënjohje për pensionistët.

Kurti tha se për popullin shqiptar asgjë nuk ka ardhur me lehtësi por gjithçka me shumë punë dhe vetmohim.

Ai shtoi se është dashur shumë mund e sakrificë, për hapjen e shkollave shqipe.

“Edhe sot si kryeministror i vendit nuk kam priori tet më të lartë sesa kthimin e dinjitetit të mësuesit, të arsimtarit, të mësimdhënësit, sesa kthimin e vëmendjes nga dija e nga arsimi, nga shkenca dhe kultura. Të ardhmen e fitojmë vetëm me dije dhe arsim. Për mua edukimi është takimi i parë i nxënësit me mësuesin. Fundja, femiu në shkollë e takon shtetin, dhe shteti i vjen para së gjithash si mësues”, tha Kurti.

Lexo po ashtu:  Vijon restaurimi i Kishës së Skënderbeut në Kepin e Rodonit

Kryeministri i Kosovës tha se shteti kujdeset të krijojë kushtet, të caktojë standardet dhe t’i zbatojë ato.

Derisa shtoi se mësuesit duhet të motivojnë, e prindërit të prindërojnë.

“Asnjë program qeveritar nuk mund të heq telefonat nga duart fëmijëve e t’u a bëjë atyre detyrat e shtëpisë. Është mirë që prindërit të kujdesen që edukimi dhe nxitja për lexim t’i përcjell fëmijët edhe kur ata janë në shtëpi. Në programin tonë qeveritar do t’i kushto jmë rëndësi të veçantë edukimit dhe mësuesit, së pari do të jetë rritja e cilësisë së mësimdhënies në arsim fillor dhe të mesëm e cila do të bëhet mbi parimin e meritokracisë dhe kurrikulës bazuar në kompetencë dhe zhvillim profesional të mësimdhënësve”, tha ai.

Kurti shtoi se pa reformë në arsim nuk mund të arrihet arsim cilësor, por që reforma nuk duhet të jetë kundër mësimdhënësve por për mësimdhënësit.

Ai tha se reforma duhet të fillojë nga çerdhet që nuk janë, e deri të edukimi i lartë.

Lexo po ashtu:  Kush është Patriku Rus Kiril, arma fetare e Putinit me pasuri 4 miliardë dollarë

E nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci tha se roli i mësimdhënësve mbetët thelbësor për zhvillim.

“Duhet të bëhemi pjesë e barabartë e shoqërive të zhvilluara edhe në sektorin e arsimit dhe përmes arsimit cilësor. Shkolla në Kosovë duhet të rifitojë rëndësinë e saj tashmë jo të mbijetesës si dikur, por të prodhimit të shkencës e dijës, të krahasueshme me shtetet e zhvilluara që i shërben zhvillimit të shtetit progresit dhe emancipimit tinë shoqëror”, tha ajo.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Arban Abrashi tha se mësuesit kanë mbajtur gjallë misionin e shkollës shqipe.

“Dita e mësuesit është një rast për të kushtuar nderim e mirënjohje për përpjekjen vetmohuese në formësimin e karrierës së shumë brezave. Ju i mësuar nxënësit me kujdes dhe sinqeritet, dhe ne e kemi obligim të jemi krahu i juaj”, tha ai, raporton kosovapress.

Ndërsa kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj uroj pensionistët për ketë dite.

“Është traditë e jona shqiptare që nikoqiri të flas por t’u jap mundësi në e fjalës mysafireve të nderuar. Andaj unë në fund te fjalës sime, të nderuar pensionistë, ju përshëndes, ju uroj jetë të gjatë të lumtur e gëzofshi pensionin e gëzofshi edhe ligjin për statutin e punëtorëve të arsimit shqiptar të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Si i riktheu Moska tmerret e Luftës së Dytë Botërore në shekullin 21

Në shënimin e Ditës së Mësuesit, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturë, ka ndarë mirënjohje për pensionistët e arsimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *