Poezi nga Teodor Keko

Muzgu i kaltër vel u var,
mahnitës u bë qielli.
Gjithcka si me magji më ngjan
me një dekor baleti.

Dhe hëna paksa e trishtuar
si pikëllimi i Lorkës,
qiellit i shkon kaq shumë
sic i shkojnë nuses lotët.

O nënë, eja në dritare
të shohim hënën mbi Dajt tek ndrisë
dhe të më thuash me një zë zemre:
Nuk ka si muzgjet e Shqiperisë!

Lexo po ashtu:  Nagavci: Nga viti i ardhshëm shkollor hyjnë në përdorim tekstet alternative

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *