Poezi nga Teodor Keko
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareMuzgu i kaltër vel u var,
mahnitës u bë qielli.
Gjithcka si me magji më ngjan
me një dekor baleti.
Dhe hëna paksa e trishtuar
si pikëllimi i Lorkës,
qiellit i shkon kaq shumë
sic i shkojnë nuses lotët.

O nënë, eja në dritare
të shohim hënën mbi Dajt tek ndrisë
dhe të më thuash me një zë zemre:
Nuk ka si muzgjet e Shqiperisë!
