Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje që Greqia të hapë dyert e saj për refugjatët.

Lërini ata të shkojnë në vendet europiane, citohet të jetë shprehur Erdogan në një mesazh televiziv.

Kjo thirrje mbulon hipokrizinë e Turqisë që po organizon tanimë emigrantët për të lëvizur drejt Europës në funksion të politikës së tij për të negociuar atë që mund të quhet zhvatje. E cila është e tillë pas apatisë së Europës për ta rrokur me të gjithë përmasën krizën që po ndodh. Një provë për këtë është edeh hapja e gardhit me tele me gjemba nga mjete të rënda në kufirin turko-grek, si dhe përplasjet e dhunshme mes refugjatëve dhe forcave kufitare greke, çka i jep kësaj që po ndodh emrin: Dyndje.

Lexo po ashtu:  Dritan Abazoviç: Mali i Zi s’do të bëhet kurrë Sparta Serbe e as krahinë e Shqipërisë së Madhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *