Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, i cili mori pjesë në fushatën e kandidatit të LDK’së për Podjuevën, Nexhmi Rudari, në një tubim ai ka hedhur akuza ndaj VV’së, duke thënë se po e prishin miqësinë e Kosovës me SHBA’në.

Veliu, që liroi postin e kryetarit të komunës për atë të ministrit në qeverinë Kurti, thotë po ashtu se e mori pozitën e ministrit për disa arsye specifike.

“Mos votoni majtas, sepse ata janë duke e rrezikuar miqësinë tonë me Amerikën. Ne nuk do t’i lejojmë, sepse për disa gjëra, të cilat ju besoj se i dini, u dashtë që të hyj në Qeveri”, ka thënë ai.

E Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklaratave të këtij të fundit, duke thënë se ky është një siklet para humbjes.

Bajram Ajeti, zyrtar i VV-së në Podujevë, është shprehur se “Agim Veliu tashmë e ka pranuar se punët në Podujevë i ka bërë katastrofë dhe nuk po e mbron asnjë projekt të tij. Tani po sulmon me parulla të paqena”.

Lexo po ashtu:  “Jam shqiptar”, projekti për fëmijët e diasporës

“Agimi po perëndon. Shpejtimi po vjen”, ka shkruar ndër tjera Ajeti.

Postimi i plotë i tij:

Agim Veliu tashmë e ka pranuar se punët në Podujevë i ka bërë katastrofë dhe nuk po e mbron asnjë projekt të tij. Tani po sulmon me parulla të paqena. Përditë akuzon VV-në si “antirugoviste” dhe “antiamerikane”. Parullat e tij në ajër kundër nesh tregojnë për rrëmujën që ka bërë po ky në tokën e komunës sonë.

Ky mllef është siklet para humbjes. Ky nuk është i shqetësuar vetëm me ndryshimin që po vjen në Podujevë, por edhe me ndryshimin në Kosovë që tashmë ka ndodhur.

Por ne jemi duke u marrë me Podujevën, sepse kjo është komuna jonë e qytetarët nuk duan të zëvendësojnë një Agim me një tjetër. Agimi po perëndon. Shpejtimi po vjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *