Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se ministria e tij ka ngritur në nivel të lartë gatishmërinë për t’u përballur me koronavirusin.

“Në funksion të menaxhimit të situatës MSH ka ngritur në nivel të lartë gatishmërinë për tu përballur me këtë virus. Deri në ditën e sotme janë testaur 62 rastë të dyshimta të gjitha negative. Tani po presim të dalin rezultatet edhe për rastet e reja”, ka thënë Vitia.

Vitia ka kërkuar që të aprovohet plani për veprim në vlerë prej 10 milionë eurosh, në mënyrë që të jenë të gatshëm të reagojnë kundër koronavirusit.

Kjo kërkesë e Vitisë është miratuar nga qeveria.

Lexo po ashtu:  Britania kërkon të armatoset Ballkani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *