Drejtuesit e institucioneve arsimore dhe shëndetësore në Kosovë janë mbledhur sot për të diskutuar rreth planit të veprimit për ndërmarrjen e masave preventive kundër koronavirusit. Ministrja Hykmete Bajrami në koordinim me zyrtarët e Institutit Kombëtarë e drejtor komunalë të arsimit janë marrë vesh që mësimi mos të ndërpritet.

“Pasi që nuk ka ende ndonjë rast të koronavirusit ne Kosovë, ne nuk do ta ndërprerejmë mësimin. Nuk ka nevojë për panik. Ju bëjë thirrje të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të vazhdojnë procesin e rregullt të mësimit, por me higjienë të shtuar”, ka deklaruar ministrja Bajrami.

Ndërkohë drejtori i IKShP-së, Naser Ramadani i njoftoi drejtorët e arsimit rreth gjendjes aktuale.

Kujtojmë se në Shqipëri, qeveria ka marrë vendim për mbylljen e shkollave për dy javë, me që janë konstatuar 10 raste të prekura me këtë virus.

Ndërsa në Prishtinë, kryetari i komunës ka deklaruar se duhet të konsiderohet mbyllja e shkollave edhe në Kosovë.

Lexo po ashtu:  A duhet të pimë çdo ditë ujë me limon, ç'mendojnë mjekët dhe dietologët për këtë trend në rritje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *