Ministri i Shëndetësisë në Turqi Fahrettin Koca deklaroi në orët e hershme të ditës së sotme rastin e parë të konfirmuar me koronavirus në vend. Pacienti është një shtetas turk dhe është vendosur në karantinë.

“Një nga qytetarët tanë doli pozitiv në testin e bërë për koronavirus gjatë orëve të mbrëmjes. Ajo çfarë dihet është se pacienti është prekur nga  virusi nga kontakti në një vend të Europës”, tha Koca, duke shtuar se gjendja e pacientit është “e mirë”.

“Pacienti është vendosur në karantinë dhe anëtarët e familjes së tij janë nën vëzhgim”, u shpreh Koca.

Lexo po ashtu:  Përdorimi i tepruar i telefonit rrit rrezikun e infarktit ose goditjes në tru

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *