Kandidati për të fituar nominimin e Partisë Demokratike në ShBA ka folur për herë të parë pas humbjes së tmerrshme ndaj Joe Bidenin në atë që quhet si “Mini-Tuesday”.

Ai ka deklaruar se do ta vazhdojë garën pavarësisht rezultatit tmerrues të garave të djeshme, por tha se do të mbështeste Joe Bidenin kundër Donald Trumpit në garën presidenciale të 6 nëntorit.

“Xho, çka do të bësh ti për absurditetin e miliarderëve që blejnë zgjedhjet?” – pyeti ai, duke thënë se ka shumë mos-pajtime me të edhe pse do ta mbështeste.

Sanders tha se do të dilte të dielën në mbrëmje për të debatuar kundër Joe Bidenit, megjithatë.

Ai e ka pyetur ish zëvendëspresidentin edhe se çka do të bënte ai për çështje të rëndësishme si kriza klimatike, kriza e emigrantëve, rritja e pabarazisë, e të tjera.

Lexo po ashtu:  Haradinaj qet fall: Duket sikur Kurti ka një skenar për të ndarë Kosovën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *