Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Çmimet e gjërave elementare kanë nisur të rriten në marketet kosovare pasi një numër i qytetarëve kanë nisur të sigurojnë rezerva ushqimore për shkak të frikës nga koronavirusi, edhe pse ende asnjë rast nuk është paraqitur në vendin tonë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Se çmimet janë rritur nga markete të caktuara e konfirmoi mbrëmë kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Pretreshi përmes një postimi në Facebook, ku tregoi se si çmimi i një produkti të zakonshëm ushqimor, supë gjeli, është rritur për rreth 200%.

I shqetësuar me rritjen e çmimeve, një qytetar i ka shkruar në Facebook ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Qytetari i ka thënë “Zonja Ministre çmimet e gjërave elementare filluan të rriten në markete”

Nuk ka vonuar dhe përgjigja e ministres Haxhiu e cila ka paralajmëruar dënim për të gjithë ata që e shfrytëzojnë keqpërdorin situatën aktuale.

Lexo po ashtu:  “Kur djalli s'ka ç’të bëjë, shpif lajme në internet” – një këshillë për zgjedhjet 2025

“Do të ketë inspektim dhe dënim të atyre që shfrytëzojnë e keqpërdorin situatën aktuale”, ka shkruar Haxhiu.

Zv.Kryeministri Hoti mbrëmë në mbledhjen e qeverisë propozoi një Komision Ekzekutiv në përbërje të Autoritetit të Konkurrencës dhe disa Ministra për ta monitoruar keqpërdorimin e çmimeve në situatën e tillë emergjente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *