Do ta keni më të lehtë të përballeni me karantinën nëse jeni të përgatitur për mundësinë e saj. Ja disa sugjerime dhe këshilla praktike për ta kaluar sa më mirë dhe në mënyrë efektive këtë periudhë të izoluar:

  • -Parashikoni paraprakisht të paktën 7 deri në 10 ditë izolimi në shtëpi.
  • -Mundohuni të keni një furnizim dy-javor me sende ushqimore që nuk mund të prishen në qilar. Ushqimet e konservuara, të ngrira dhe gjysmë të gatshme janë më të këshillueshmet.
  • -Të keni një furnizim të produkteve antibakteriale dhe dezinfektuese si maska, doreza etj.
  • -Kontrolloni që të keni mjetet e para ndaj një ftohjeje, si termometër dhe paracetamol (për të zvogëluar ethet).
  • -Sigurohuni që të keni mjaftueshëm ilaçe me ose  pa recetë që ju nevojitet për të paktën dy javë.
  • -Bisedoni me miqtë dhe të afërmit që nuk jetojnë me ju në lidhje me mbështetjen e njëri-tjetrit nëse ndodh një rast karantine familjare. Për shembull, duke i lënë atyre në derën e shtëpisë ushqime ose produkte të tjera të nevojshme në pamundësi lëvizjeje nga ana e tyre.
Lexo po ashtu:  Si ta zvogëloni fryrjen në stomak

Mbani humorin dhe gjendjen shpirtërore nën kontroll

Të qenit nën karantinë mund të jetë e frikshme, veçanërisht për fëmijët e vegjël. Sugjerimet përfshijnë:

  • -Gjeni gjithçka që mundeni për infeksionin nga burime të besueshme.
  • -Bisedoni me anëtarët e tjerë të familjes për infeksionin. Të kuptuarit e sëmundjes do të zvogëlojë ankthin.
  • -Siguroni fëmijët e vegjël duke përdorur një gjuhë të përshtatshme për moshën.
  • -Vazhdoni një rutinë normale ditore sa më shumë që të jetë e mundur.
  • -Mbani një qëndrim pozitiv.
  • -Mendoni se si jeni përballur me situata të vështira në të kaluarën dhe siguroni veten se dhe kjo situatë do të zgjidhet gjithashtu. Mos harroni se karantina nuk do të zgjasë për shumë kohë.
  • -Mbani kontakte me anëtarët e familjes dhe miqtë përmes telefonit, postës elektronike ose mediave sociale.
  • -Ushtrohuni rregullisht. Opsionet mund të përfshijnë vallëzime, ushtrime në dysheme, yoga, shëtitje rreth oborrit të shtëpisë ose përdorimin e pajisjeve të stërvitjes në shtëpi, siç është një biçikletë e palëvizshme, nëse e keni një të tillë. Është e provuar tashmë që ushtrimet ndihmojnë në trajtimin e stresit dhe depresionit.
Lexo po ashtu:  Si e lufton hudhra ftohjen dhe gripin? – Ja cilat janë specifikat e saja kryesore

Evitimi i mërzisë e stresit gjatë karantinës në shtëpi
Të qenit i mbyllur në shtëpi për një periudhë të gjatë kohore mund të shkaktojë mërzitje, stres dhe konflikt. Sugjerimet përfshijnë:

  • -Organizohuni me shefin tuaj për të punuar nga shtëpia, nëse është e mundur.
  • -Kërkoni nga shkolla e fëmijës tuaj të sigurojë detyra, fletë pune dhe detyra shtëpie me postë ose me email.
  • -Merrni parasysh nevojat e të gjithëve sa më shumë që të jetë e mundur kur planifikoni aktivitete. Mos harroni, ju nuk jeni të detyruar të kaloni çdo moment karantine së bashku. Sigurohuni që të gjithë të kenë mundësinë të kalojnë ca kohë vetëm.
  • -Planifikoni një “pushim” nga njëri-tjetri. Ju mund ta ndani familjen në ekipe që zënë zona të ndryshme të shtëpisë.
  • -Mos u mbështetni shumë tek televizioni dhe teknologjia. Trajtoni karantinën si një mundësi për të bërë disa nga ato gjëra për të cilat zakonisht nuk keni kohë, siç janë lojërat, vizatimi dhe leximi.
  • -Pranoni që konflikti dhe argumentet mund të ndodhin. Mundohuni t’i zgjidhni çështjet shpejt.
Lexo po ashtu:  Kura që do t’ju shpëtojë, 12 thelpinj hudhra për largimin e peshës së tepërt

Përmbledhje:

  • -Vetëm mjeku juaj mund t’ju tregojë saktësisht kur karantina juaj mund të përfundojë në mënyrë të sigurtë.
  • -Karantina ndihmon në ngadalësimin e përhapjes së infeksionit në të gjithë popullatën.
  • -Bëni një plan paraprak karantine në shtëpi.
  • -Vazhdoni një rutinë normale ditore sa më shumë që të jetë e mundur dhe mbani një qëndrim pozitiv.
  • -Trajtoni karantinën si një mundësi për të bërë disa nga ato gjëra për të cilat kurrë nuk keni kohë. (TheBetterHealth)

Edel Strazimiri / SCAN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *