Helikobakteri vendoset në pjesën e poshtme të lukthit dhe, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjysma e popullatës është e infektuar me këtë bakter

Nëse nuk shërohet me kohë, ai mund të shkaktojë sëmundje serioze shëndetësore.

Helikobakteri shkakton përflakje lokale të mukozës së lukthit, përkatësisht gastritin, ndërsa te disa persona të cilët janë të infektuar me këtë lloj bakteri mund të krijojë të thatin në zorrën dymbëdhjetëgishtore dhe në lukth…

Rruga e përhapjes së infeksionit mendohet të jetë përmes kontaktit direkt me pështymë, të vjella dhe jashtëqitje të personave të infektuar me H. pylori.

Bartja e infeksionit përmes lëngut gastrik (të vjellat) mendohet të jetë më e lehtë se sa përmes pështymës dhe kontakteve tjera.

Ushqimi dhe uji i pakontrolluar është burimi i infeksionit në vendet në zhvillim ku ky kontroll mungon.

Nuk është ende e qartë përse disa njerëz me H.pilori shfaqin probleme dhe disa jo.

Simptomat më të shpeshta janë:

– dhimbja abdominaledhe epigastrike
– nauze, mundim për të vjellur
– të vjella
– fryrje barku dhe gazra
– rënie në peshë
– humbje të oreksit
– dhimbje gjatë natës, para dhe pas ushqimit

Lexo po ashtu:  OBSH: Pasojat e pandemisë do të ndihen për dekada me radhë

Si shërohet helikobakteri

Te thartira e shtuar janë të dobishme farat e lirit dhe lëngu i patates.

Fara të lirit: 1 lugë fara liri qitni në 200 ml ujë të vluar. Mbuloni me kapak dhe lini të qëndrojnë 2-3 orë. Kulloni dhe pini nga 1 lugë supe para çdo racioni.

Sekrecioni i krijuar kështu ka ndikim pozitiv në lukth, sepse mbështjell muret e lukthit dhe zvogëlon dhimbjen.

Lëngu i patates: Për përgatitjen e tij merrni 3 patate dhe shtrydhni lëngun nga to. Nëse keni aparat të lëngjeve, nuk do të keni problem. Nëse nuk keni, duhet patjetër të mundoheni pak.

Lëngu i përftuar konsumohet gjysmë ore para racionit. Qetëson lukthin dhe zvogëlon dhembjen.

Vërejtje: Para përdorimit është mirë të konsultoheni me mjekun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *