Kemi mësuar të ruajmë distancën nga të tjerët, të dezin fektojmë shtëpinë dhe të pastrojmë telefonat për të parandaluar përhapjen e kor onavirusit

Po rrobat? A mb ijeton vir usi në rroba dhe si mund t’i pastrojmë?

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se s’dihet ende me siguri sa gjatë jeton vir usi në sipërfaqe të pajeta, por me informacionet që kanë “vi rusi mund të qëndrojë mbi sipërfaqe për disa orë deri në disa ditë.”

Harvard Health bën me dije se vi rusi ka më shumë gjasa të mbijetojë në sipërfaqe të forta sesa në të buta si puna e rrobave. Sidoqoftë, mjekët këshillojnë që të heqim këpucët dhe rrobat në momentin që hyjmë në shtëpi.

Institucionet e shëndetit publik në Amerikë udhëzojnë që rrobat të lahen me ujë të ngrohtë dhe të thahen tërësisht. Gjithashtu, mos harroni të dezin fektoni koshat e rrobave të palara. Kushdo që kujdeset për larjen e rrobave të një personi të sëmurë duhet të përdorë doreza dhe t’i hedhë pas çdo përdorimi. Sigurohuni të lani duart dhe të mos shkundni rrobat e palara që të mos përhapni vir usin në ajër.

Lexo po ashtu:  Zbulohet arsyeja pse ky fryt mbyti qindra fëmijë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *